Rritja e numrit të vizitorëve, lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve ka sjellë edhe një shtim urgjencash me trauma. Gjatë 24 orëve, në urgjencën e Spitalit të Traumës paraqiten afro 250 raste.
Traumat më të shpeshta janë ato të kraharorit, për shkak të pacientëve të përfshirë në aksidente automobilistike dhe kjo reflektohet edhe tek grupmosha më e përfshirë në ngjarje të tilla, raporton tvklan. Afro 8 pacientë në ditë i nënshtrohen ndërhyrjeve të rënda kirurgjikale.
Pranë Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë paraqiten mesatarisht rreth 65,000 deri në 75,000 pacientë në vit në shërbimin e urgjencës. Fluksi më i lartë është në muajt korrik-gusht.













