Një kufomë e dekompozuar është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier, duke vënë në lëvizje grupin hetimor.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë informacion për praninë e një kufome në zonën pranë grykëderdhjes së lumit Seman.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit.
Aktualisht, vijojnë hetimet për identifikimin e viktimës, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Policia bën me dije se grupi hetimor vijon punën për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.













