• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

by Sport Sport
August 27, 2026
in Aktualitet, Politike
KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ku nuk konstatohen kushtet për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Pas shqyrtimit të ankimimit nga subjekti politik Partia e Lirisë dhe ish kandidati për kryetar i bashkisë Kuçovë, Lefter Maliqit, KAS njoftoi se “me shumicë votash vendosi rrëzimin” e këryre ankesave dhe “lënien në fuqi të vendimit të datës 1 korrik të vitit 2026” të marrë nga Celibashi.

Maliqi inicoi një betejë të gjatë ligjore duke kërkuar pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, me pretendimin se ai kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit një dënim të mëparshëm në shtetin grek.

Prokuroria e Përgjithshme gjeti se ky pretendim ishte I saktë dhe se Hajdari ishte dënuar me 4 muaj burg të konvertuar me gjobë në Greqi për hyrje të paligjshme në territorin grek në vitin 1999, dënim që nuk e kishte deklaruar në formular.

Por pavarësisht kësaj gjetje, në një vendim të prillit 2023, KQZ konstatoi se kryebashkiaku socialist nuk ishte në kushtet për të humbur mandatin pasi vepra penale të cilën ai nuk kishte deklaruar nuk përfshihej në veprat penale që mund ta çonte në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrë publike, sipas dispozitave të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë SPAK e akuzoi Hajdarin për falsifikim dhe ai u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove.

Maliqi e riktheu çështjen në KQZ duke kërkuar ndryshimin e vendimit të mëparshëm të Komisionerit dhe konstatimin e deklarimit të tij si të rremë dhe për pasojë shpalljen të pavlefshëm dhe ndërprerjen e mandatit si kryebashkiak.

Previous Post

Protesta e 89-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Next Post

Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Sport Sport

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL