Lajme

Rexhaj: Nuk mund të largohemi, qytetarët e kanë vendosur VV-në të parën

09/03/2026 19:54
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për ngërçin politik në vend, duke iu referuar edhe rezultatit të zgjedhjeve dhe mbështetjes që mori VV-ja.

Rexhaj në Gazeta tha se, pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët të qytetarëve në zgjedhje, rezultati i Vetëvendosjes ishte pothuajse i njëjtë.

“Edhe pse kishte dalje më pak, prapëseprapë rezultati afron i njëjti. Këta po thonë ‘largohuni ju’, qytetari po thotë ‘qëndroni ju’. Ne nuk mund të zhdukemi, sepse është vullneti i qytetarëve që si subjekt të parë e vendos VV-në”, tha Rexhaj.