Lajme

Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

09/03/2026 23:17
nga:Genita C

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë që nuk e njeh aq mirë Albin Kurtin sa ka menduar dikur.

E pyetur nëse Kurti “do të bëjë edhe ndonjë kapërcim” për dalje nga kriza aktuale politike, Osmani tha se nuk e njeh aq mirë sa ka pandehur.

Sidoqoftë, vetë pranimin e Bekim Sejdiut për president e sheh si kapërcim të madh nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk mund të flas për besë, tash unë nuk mund të them më që e njoh aq mirë. Kam pasur mendim që e njoh shumë mirë nuk mund të them që e njoh aq mirë sa të jap përgjigje”, ka thënë Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë po ju them si e shoh këtë situatë, dhe po ju them sinqerisht tani jo pse duhet të mbroj ndonjë qëndrim të Vetëvendosjes, unë mendoj që pranimi nga ana e Vetëvendosjes i emrit të profesor Bekim Sejdiut është kapërcim. Është kapërcim i madh nga ana e tyre”.