Lajme

Kreu i KFOR-it pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

09/03/2026 19:23
nga:Y I

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy misioneve.

Ulutash ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes KFOR-it dhe EULEX-it.