Lajme

Kurti nderon Scharpingun: Zëri gjerman që mbështeti Kosovën në luftë

09/03/2026 18:32
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, raporton GazetaBlic.

Kurti e ka falënderuar Scharpingun për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht për denoncimin e planit “Patkoi”, dokumentimin e krimeve ndaj shqiptarëve dhe mbështetjen e ndërhyrjes së NATO-s.

“Scharpingun e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, ka shkruar Kurti, duke iu referuar edhe librit të ish-ministrit gjerman, ku ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet e regjimit të Slobodan Millosheviqit.