Natyra Kuçi e PSD-së thotë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka qenë kurrë serioz në politik dhe se, sipas saj, Abdixhiku ka ‘luftëuar’ vetëm për pushtetin e tij, raporton GazetaBlic.
Kuçi i komentoi edhe deklaratat e Abdixhikut për PSD-në që i dha mbrëmë në një studio televizive.
“Sulmet ndaj PSD-së mbrëmë i ka sepse kemi qenë të vetmit që i kemi treguar popullit për të, që është për pushtet për veten dhe me Albinin”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Lumiri nuk ka qenë kurrë serioz në politikë. Dallimi i vetëm është që tash të gjithë e kuptuan këtë. Po ashtu, nuk ka qenë kurrë kundër pushtetit autoritar të Kurtit, por për pushtet për veten. Edhe këtu, dallimi i vetëm është që tani e kuptuan të gjithë.
Sulmet ndaj PSD-së mbrëmë i ka sepse kemi qenë të vetmit që i kemi treguar popullit për të, që është për pushtet për veten dhe me Albinin.


