Federata e Futbollit të Kosovës ka denuar me 1 ndeshje mosparaqitje trajnerin e Lirisë, Ismet Munishin, shkak i kartonit të kuq (dy të verdhë) në duelin ndaj Vjosës.
Trajneri i Lirisë, pas kartonit të kuq kishte edhe polemika me gjyqtarin, andaj FFK e ka paralajmëruar se përsëritja e sjelljeve të tilla, do të detyrojë Komisionin Disiplinor të shqiptojë masa më të rënda.
Ja vendimi i Komisionit:
“Kryetrajneri i KF “Liria”, Ismet Munishi. Pas ndëshkimit me karton të kuq (pas dy kartonëve të verdhë), hyn në fushën e lojës dhe, gjatë largimit nga fusha, ofendon zyrtarët e ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtarë dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vjosa.
Bazuar në dispozitat përkatëse të Rregullores disiplinore, për ndëshkimin me karton të kuq (pas dy kartonëve të verdhë), i shqiptohet automatikisht masa 1 (një) ndeshje mosushtrim i funksionit, si dhe, bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika A të Rregullores disiplinore, i shqiptohet masa disiplinore “Vërejtja e fundit”.
Po ashtu, i njëjti paralajmërohet se përsëritja e sjelljeve të tilla në të ardhmen do të rezultojë me shqiptimin e masave më të rënda disiplinore”, shkruhet në vendim.
/GazetaBlic Sport


