Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

2000 serbë në masakrën ndaj Jasharëve, DETAJE: Shtëpia e komandantit të UÇK-së u vëzhgua disa muaj, plumbat kapën foshnje e të mitur

Shkruar nga Newsbomb
2000 serbë në masakrën ndaj Jasharëve, DETAJE: Shtëpia
Ne foto: Adem Jashari

Detaje të reja kanë dalë në pah nga akatakuza e ngritur për 35 persona që dyshohet të jenë autorët kryesorë të masakrës ndaj lagjes së Jasharëve, ku u shënjestrua familja e Adem Jasharit, mirëpo plumbat kapën dhe banorët e zonës.

Plani për sulmin e kryer në marsin e 1998 mësohet se ishte planifikuar që në janar, por realizimi i tij u bë në janar, në të cilin mësohet se u angazhuan në total 2 mijë persona, të cilët thuhet se ishin të gjithë shtetas serbë.

Sipas Prokurorisë vendase mësohet se në krye të sulmit qëndronte Jovica Stanishiq, i cili në atë kohë mbante pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë. Në Skenderaj ishte vendosur edhe njësia për Operacione Speciale, e komanduar nga Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legia”.

Ndërsa, Ulemek kishte kërkuar me ngulm që sulmin ndaj shtëpisë së Adem Jasharit. Megjithatë, ai ishte nervozuar kur kishte parë rezistencën e fuqishme të Jasharëve nga kullat e tyre. Kërkesa për përdorimin e bombave të fosforit ishte refuzuar, çka kishte shkaktuar përplasje mes pjesëtarëve të forcave serbe. Në një moment, përmes radiolidhjes, dëshmitari kishte dëgjuar Ulemekun duke kërcënuar se do të largohej nga vija e frontit.

Për masakrën e 1998 raportohet se pjesëtarët e forcave serbe u shpërblyen nga Sllobodan Millosheviqi, madje thuhet se i ngriti në detyrë. Në aktakuzë përshkruhet edhe se forcat speciale serbe kishin marrë peng anëtarët e familjes që ndodheshin në shtëpinë e Sefer Jasharit, nga foshnja dy muajshe deri te 17-vjeçarët.

Para se të kryhej sulmi tragjik i cili sipas Prokurorisë i mori jetën 26 personave, përfshirë këtu dhe banorë të zonës, shtëpia e Adem Jasharit ishte monitoruar për muaj të tërë, 24 orë në ditë, përmes kamerave. Referuar aktakuzë bëhet me dije se Adem Jashari konsiderohej nga forcat serbe si njëri prej personave më të rrezikshëm.

Aktakuza që përfundimisht u bë pas 28 vjetëve ndaj 35 të akuzuarve është dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të zhvillohet gjykimi në mungesë. Po ashtu thuhet se të gjithë të akuzuarit, jetojnë në Serbi. Ndërsa është bërë me dije se nëse njëri prej tyre rezulton se është ndarë nga jeta, prokurorët do tërhiqen nga akuza duke reduktuar kështu numrin e personave të akuzuar për masakrën ndaj familjes Jashari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese