Të gjithë ata heronj dhe dëshmorë
që e flijuan jetën
për lirinë e popullit të Kosovës,
ndihen thellësisht të fyer
me këtë klasë politike aktuale,
e cila paturpësisht po tallet
me shtetin e Kosovës.
Si nuk reflekton kjo klasë politike aktuale
për të mos e lënë kaq gjatë shtetin e Kosovës
pa institucione,
edhe pse miqtë e Kosovës
lëshojnë alarmin,
se shteti i Kosovës është duke
hyrë në fazën e një shteti të dështuar,
duke ia plotësuar dëshirën Serbisë
dhe të gjitha shteteve tjera,
të cilat edhe më herët e kanë
kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Nëse klasa politike aktuale
vazhdon të mos reflektojë
për t'i konstituuar sa më parë institucionet
e shtetit të Kosovës,
Kosova, për fat të keq,
edhe mund të "ndahet".