Nicola Peltz shkëlqen në tapetin e kuq në Venecia, merr çmimin “Rising Star”

Bota e Yjeve

Nicola Peltz shkëlqen në tapetin e kuq në Venecia, merr çmimin “Rising Star”

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2026 Në ora: 08:26
Nicola Peltz dhe Brooklyn

Aktorja amerikane Nicola Peltz tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq në Venecia, ku u shfaq me një fustan elegant në ngjyrë blu kobalt, me prerje të guximshme.

Peltz shkëlqeu para fotografëve teksa pozonte në ceremoninë ku pranoi çmimin “Rising Star”, duke u vlerësuar për sukseset dhe potencialin e saj në industrinë e filmit.

Në këtë paraqitje speciale, ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham, i cili i dhuroi një puthje në tapetin e kuq, duke krijuar një moment romantik përpara kamerave.

Image
Nicola Peltz dhe Brooklyn

Pamja e Nicola-s, e kombinuar me elegancën dhe ngjyrën e fortë të fustanit, bëri që ajo të ishte një nga figurat më të spikatura të mbrëmjes në Venecia.

Image
Nicola Peltz
Image
Nicola Peltz
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat