Dy të dërguarit e ShBA-ve, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë në pritje të zhvillimeve të "takime po aq produktive" në Ukrainë, pas bisedimeve të suksesshme me Vladimir Putin në Moskë për t'i dhënë fund luftës.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Steve Witkoff dhe Jared Kushner zbarkojnë sot në Kiev. Deri më tani akoma nuk ka detaje nga takimi i tyre, megjithatë raportohet se fokusi i tyre mbetet te përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 4-vjeçare Rusi-Ukrainë.
Putin dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet në kryeqytetet e njëri-tjetrit për tre ditë. Teksa Witkoff dhe Kushner po negocionin në Kremlin, Zelensky nga ana tjetër u shpreh i gatshëm për një bisedë thelbësore.
