U kërkonte vazhdimisht para familjarëve, arrestohet për dhunë psikike
06.9.2026 - 09:51
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.
Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se në vazhdimësi u ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve të tij, duke u kërkuar para.
Raportohet se në momentin e incidentit i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.