Mos e lani më tapetin e banjës kështu! Ja gabimet që e dëmtojnë

Lifestyle

Mos e lani më tapetin e banjës kështu! Ja gabimet që e dëmtojnë

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 09:56
Fotoilustrim

Tapeti i banjës është një nga sendet që pastrohen rregullisht në shtëpi, por mënyra e larjes mund të ndikojë në jetëgjatësinë dhe aftësinë e tij për të përthithur ujin. Përdorimi i tepërt i detergjentit, zbutësit apo temperaturave të larta janë disa nga gabimet që duhen shmangur.

Tapeti qëndron në një ambient të ngrohtë dhe të lagësht dhe mbledh vazhdimisht ujë, pluhur, mbetje kozmetike dhe papastërti.

Për këtë arsye, rekomandohet të lahet të paktën një herë në javë, ndërsa nëse përdoret shpesh dhe laget disa herë gjatë ditës, larja mund të jetë më e shpeshtë.

Një tjetër gabim është mbushja e tepërt e rrobalarëses. Tapeti bëhet shumë më i rëndë kur ngopet me ujë dhe ka nevojë për hapësirë që të lëvizë gjatë larjes. Rekomandohet që kazani të mos mbushet më shumë se rreth dy të tretat e kapacitetit. Në të njëjtën kohë, larja e vetëm një tapeti mund të krijojë çekuilibër gjatë centrifugimit, ndaj mund të shtohen disa peshqirë të trashë ose një tapet tjetër.

Edhe detergjenti duhet përdorur me masë. Një sasi më e madhe nuk do të thotë pastrim më i mirë. Mbetjet e detergjentit mund të grumbullohen mes fijeve, duke ulur aftësinë e tapetit për të thithur ujin dhe duke e bërë atë më të fortë me kalimin e kohës.

Zbutësi është një tjetër produkt që rekomandohet të shmanget. Ai krijon një shtresë të hollë mbi fijet, e cila mund të zvogëlojë aftësinë përthithëse të tapetit.

I njëjti problem mund të shfaqet edhe te peshqirët.

Kujdes i veçantë kërkohet për tapetet me shtresë gome ose lateksi në pjesën e poshtme. Temperaturat e larta mund ta çajnë ose dëmtojnë këtë shtresë dhe t’i heqin aftësinë për t’u kapur mirë pas dyshemesë.

Për tharjen, rekomandohet që tapeti të varet ose të shtrihet në një ambient të ajrosur dhe të lihet të thahet natyrshëm. Pas dushit, nuk duhet lënë i lagur në dysheme për një kohë të gjatë.

Rregulli i thjeshtë është: lajeni rregullisht, mos e mbingarkoni rrobalarësen, përdorni sasinë e duhur të detergjentit, shmangni zbutësin dhe kontrolloni gjithmonë etiketën e prodhuesit për mënyrën e larjes dhe tharjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat