Hyri ilegalisht dhe u dënua për drogë, shqiptari shmang dëbimin nga Britania

Diaspora

Hyri ilegalisht dhe u dënua për drogë, shqiptari shmang dëbimin nga Britania

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 10:37
Fotoilustrim

Dardan Hoxhaj, 31 vjeç, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Britani, pasi gjykata vlerësoi se dëbimi i tij do të kishte pasoja shumë të rënda për bashkëshorten dhe familjen.

Hoxhaj kishte hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2017 dhe ishte dënuar me tre vjet burg për përfshirje në katër vepra penale të lidhura me një operacion të trafikimit të drogës, me vlerë rreth 750 mijë paund, shkruan Joqa.

Ai u dëbua në Shqipëri në shtator të vitit 2018, por u rikthye ilegalisht në Britani vetëm një muaj më vonë. Për rreth tre vjet qëndroi pa u zbuluar, përpara se të aplikonte për leje qëndrimi.

Kërkesa e tij mbi bazën e të drejtave të njeriut u refuzua fillimisht nga Ministria e Brendshme britanike, por Hoxhaj fitoi ankesën në një tribunal emigracioni.

Gjatë procesit, mbrojtja argumentoi se bashkëshortja e tij vuan nga çrregullimi kompleks i stresit post-traumatik, ankthi dhe depresioni, pasi kishte qenë viktimë e trafikimit. Hoxhaj, sipas dëshmive, e ndihmon gjatë sulmeve të panikut, kujdeset për punët e shtëpisë dhe për djalin e tyre, i cili vuan nga astma.

Punonjësja sociale Paris Blake e cilësoi rolin e tij në familje si “kritik dhe të pazëvendësueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat