Dajti, Bardhaj dhe Fieri “të skuqura” nga zjarri, Ministria: 11 vatra aktive, fokusi në Shkodër dhe jug

Shqipëria

Dajti, Bardhaj dhe Fieri “të skuqura” nga zjarri, Ministria: 11 vatra aktive, fokusi në Shkodër dhe jug

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 10:50
Fotoilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me bilancin e vatrave të zjarrit që janë aktive në mbarë vendin ku raportohet se nga 32 vatra në total, 11 prej tyre janë akoma aktive, 5 nën monitorim dhe 16 të tjera janë fikur.

Në operacionet në të gjithë vendin janë angazhuar 735 forca vendore dhe lokale me 64 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 475 efektivë të Forcave të Armatosura, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.

Ndërsa bëhet me dije se angazhimi kryesor është përqendruar në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier, ndërsa në Himarë operacioni është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë të të gjitha strukturave.

Njoftimi i Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur.

Në operacionet në të gjithë vendin janë angazhuar 735 forca vendore dhe lokale me 64 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 475 efektivë të Forcave të Armatosura, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor

Angazhimi kryesor është përqendruar në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier, ndërsa në Himarë operacioni është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë të të gjitha strukturave.

Për ditën e sotme vijon angazhimi në terren, përfshirë 160 forca të FA, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat