Sot do të luhen tri ndeshjet e radhës në Kategorinë e Parë, sfida të cilat do të luhen në të njëjtin orarë duke filluar prej orës 16:00.
Vëmendja kryesorë do të jetë në përballjen mes Besës dhe Flamurtarit. Kuqezinjtë kanë riformatuar ekipin që nga sezoni i kaluar dhe do të tentojnë përsëri të ngjiten në Superiore.
Në përballjen e radhës Burreli pret në shtëpi Kastriotin, të dy ekipet e mbyllën në mesin e tabelës sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit pretendojnë të bëjnë më mirë.
Vëmendje të madhe ka dhe sfida që do të luhet në Peshkopi mes Korabit dhe Orikut. Jugorët vijnë si fitues të Kategorisë së Dytë, e treta për nga rëndësija dhe do të tentojnë të japin më të mirën për të qendruar në Kategorinë e Parë.