Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, policia i gjen drogë në banesë

6 Shtator 2026 | 11:36

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Recently”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes në Shkodër dhe Velipojë.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, ka kryer në periudha të ndryshme disa vjedhje, ku përfshihen motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.

Dy motomjetet e dyshuara të vjedhura janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar raste të tjera vjedhjeje që mund të jenë kryer nga i arrestuari dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive në disa zona të vendit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri. Sipas të...
11:10 | 06/09/2026

SafeJournalists ngre shqetësimin për mbylljen e adresë së Euronews Albania nga platforma e Meta-s

Rrjeti SafeJournalists ka ngritur shqetësimin për një seri kufizimesh dhe problematikash me aksesin në llogari që kanë prekur mediat, aktivistët dhe zëra të tjerë me...
10:08 | 06/09/2026

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026