Manchester City nuk ndalet/ Haaland i jep fitoren ndaj Coventry, 9 pikë në 3 ndeshje

Futboll

Manchester City nuk ndalet/ Haaland i jep fitoren ndaj Coventry, 9 pikë në 3 ndeshje

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 11:42
Erling Haaland

Manchester City vazhdon me ritëm të plotë në Premier League. Skuadra e Enzo Marescas mposhti 1-0 Coventryn në “Etihad”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke marrë 9 pikë në tri javët e para të kampionatit.

Fitorja erdhi pas një ndeshjeje më të vështirë nga sa pritej, me Cityn që pati kontrollin e lojës, por në fund iu desh edhe ndërhyrja e Donnarummas për të ruajtur tre pikët.

Manchester City e nisi ndeshjen duke ushtruar presion në zonën e Coventryt dhe krijoi disa raste për shënim.

Cherki goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 26-të ishte Erling Haaland ai që zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë.

Pas avantazhit, skuadra e Marescas vazhdoi të kërkonte golin e dytë, por nuk arriti ta mbyllte takimin.

Coventry pati mundësitë e veta dhe në fund Donnarumma u desh të ndërhynte për të mbajtur avantazhin e vendasve.

Në këtë takim debutuan edhe tre afrimet e Manchester Cityt në merkaton e verës, Enzo Fernandez, Ndiaye dhe Bouaddi.

Në përfundim të ndeshjes, Maresca u shfaq i kënaqur me fitoren, pavarësisht vështirësive që skuadra hasi gjatë takimit. “Më pëlqeu shumë kjo sfidë. Në pjesën e parë mund të shënonim 2 apo 3 gola më shumë, por punuam të gjithë së bashku për të fituar. Në 9 nga 10 raste këto takime mbyllen me surpriza. E rëndësishme është që fituam”, tha trajneri i Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat