Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit me ceremoni solemne
06.9.2026 - 11:48
Policia e Kosovës sot, më 6 shtator 2026, shënon 27-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne festive në Prishtinë.
Ceremonia do të mbahet në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa pritja e mysafirëve nis në orën 17:30.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në ceremoninë solemne pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare.
Ceremonia është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Aktiviteti pritet të zgjasë deri në orën 21:00.