Mestalla premton ndeshje të madhe, Valencia - Barcelona

Futboll

Mestalla premton ndeshje të madhe, Valencia - Barcelona

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 11:58
Pamje nga ndeshja

Valencia dhe Barcelona përballen sot në Mestalla në ndeshjen e xhiros së katërt të La Ligës.

Barcelona udhëton në Valencia me objektivin për të marrë një tjetër fitore, por Mestalla ka qenë një terren ku katalanasit kanë vuajtur jo pak.

Madje, përballja e fundit mes dy skuadrave në këtë stadium solli një nga befasitë më të mëdha të sezonit të kaluar, me Valencian që triumfoi 3-1 ndaj Barcelonës më 23 maj.

Megjithatë, në totalpërballjet direkt janë dukshëm në favor të Barcelonës.

Në 47 përballjet e regjistruara që nga viti 2011, Barcelona ka 28 fitore, Valencia 6, ndërsa 13 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në pesë takimet e fundit, Barcelona ka fituar katër herë, ndërsa Valencia ka marrë fitoren e fundit 3-1.

Interesant është fakti se përballjet e fundit mes tyre kanë prodhuar shumë gola: para fitores së Valencisë 3-1, Barcelona kishte fituar 6-0, 5-0 dhe 7-1 ndaj kundërshtarit.

Barcelona kërkon të rikthejë dominimin, ndërsa Valencia shpreson që Mestalla të bëhet sërish skena e një tjetër befasie.

Një duel me histori, gola dhe emocione që pritet të jetë ndër më interesantët e xhiros së katërt në La Liga.

Ndeshjen mund ta ndiqni direkt përmes platformes së ArtMotion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat