Bllokimi i pagave të magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Kushtetuesja nuk kuturiset për të hapur vetë thesarin e shtetit

Shqipëria

Bllokimi i pagave të magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Kushtetuesja nuk kuturiset për të hapur vetë thesarin e shtetit

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 11:54
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me çështjen e pagave të pushtetit gjyqësor, duke vënë theksin te ndarja e kompetencave mes institucioneve të shtetit.

Rama tha se fondi i pagave për pushtetin gjyqësor propozohet nga pushteti ekzekutiv dhe miratohet nga pushteti legjislativ, ndërsa Gjykata Kushtetuese, sipas tij, nuk mund të marrë përsipër kompetencat e institucioneve të tjera.

Deklarata:

Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat