Briatore përplaset me Andrea Stelën

Formula 1

Briatore përplaset me Andrea Stelën

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 12:22
Briatore e Stela

Një debat i ashpër mes Flavio Briatores dhe Andrea Stelës ndezi konferencën për shtyp të drejtuesve të skuadrave të F1 në Monza.

Në qendër të përplasjes ishte penalizimi i Pierr Gaslis, i rikonfirmuar tre muaj pas zhvillimit të garës, duke i hequr pilotit të Alpines gëzimin e podiumit të Monakos. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit të FIA-s erdhi pas apelimit të Red Bullit, që përfitoi kështu vendin e tretë të Isak Hadxharit, si edhe të MekLarenit.

“Ne e pranojmë vendimin, por nuk pranojmë faktin që njëri prej gjyqtarëve nuk ishte i pavarur dhe pyesim veten përse ai kishte një marrëdhënie me MekLarenin”, deklaroi Briatore, duke iu referuar gjyqtarit të trupës së apelit, Filippo Markino. Akuza e Briatores lidhet me një fotografi të publikuar në kuadër të një nisme bamirësie në vitin 2018, në të cilën, sipas versionit të tij, gjyqtari shfaqej pranë një makine të MekLarenit.

“Një gjyqtar duhet të jetë plotësisht i pavarur. Ky gjyqtar ishte i lidhur me skuadrën që kishte nisur procedurat kundër nesh. Nuk besoj se kjo është diçka e drejtë për sportin”, shtoi Briatore.

Nga ana tjetër, Andrea Stela, drejtuesi i MekLarenit, iu kundërpërgjigj deklaratave duke paralajmëruar edhe masa ligjore.

“Mendoj se kjo konferencë, duke marrë këtë drejtim, është mjaft fyese ndaj MekLarenit. Për reputacionin e një skuadre që meriton respekt të madh, nëse dikush bën akuza që duken mjaft serioze, duhet të mbajë përgjegjësi për ato që deklaron në një forum publik”, tha Stela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat