Maqedonia e Veriut, në këtë periudhë, siç është bërë tashmë e zakonshme, do të kenë mjaft aktivitete.
“Nga gjeneratat jo-garuese, si U15 dhe U16, e deri te ato më të rëndësishmet, si U21 dhe A.
Ne, si kombëtare futbolli, gjithmonë kemi nevojë për përforcime. Diaspora është këtu për të ndihmuar”, ka shkruar mediumi maqedonas “SportSport”.
“I pari që do ta përmendim është Dukan Ahmeti.
Djaloshi që aktualisht është titullar te klubi kroat Istra.
Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv vetëm 18-vjeçar, i cili është pjesë e Kroacisë U19.
Ai tashmë ka një minutazh serioz te Istra. Ka shënuar gol ndaj Hajdukut, ka asistuar kundër Rijekës, ndërsa interesant është fakti se pikërisht ndaj Dinamos ka shënuar dhe ka dhënë edhe një asistim.
Ai është një talent, ndërsa sa i përket Maqedonisë, origjinën e ka nga Piroku i Tetovës.
I dyti në listë është Edin Jakupi. Djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh, pranë Strugës, është pjesë e klubit të madh Rapid të Vjenës. Ka një minutazh të konsiderueshëm në grupmoshat e Austrisë, ndërsa aktualisht në nivel klubesh luan për ekipin e dytë.
Ka lindur në vitin 2009 dhe është vetëm 17-vjeçar, ndërsa luan si mesfushor. Vëllai i tij, Valdeti, në të kaluarën ka luajtur disa ndeshje për Maqedoninë në grupmoshat e reja.
Zidan Tairi është djaloshi me origjinë nga Gostivari dhe luan si mesfushor ofensiv. Si një talent i madh i skuadrës së Zurich-ut, djaloshi i lindur gjithashtu në vitin 2009 u transferua në Gjermani, te Hoffenheim.
Megjithatë, duke kërkuar më shumë minutazh në futbollin senior, siç thuhet, u kthye në shtëpi dhe nënshkroi për Aarau. Këtë sezon ka një minutazh mjaft solid, kryesisht duke hyrë nga banka rezervë.
Për Zvicrën ka mbi 40 paraqitje për kombëtaret e grupmoshave, nga gjeneratat më të reja deri te U19.
Te Aarau, për shembull, kemi edhe Andrin Debraçin, i cili është i vitit 2008.
Debraçi konkurron edhe për kombëtaren A
Ndërkohë, vëllai i tij Dorian Debraçi është më i madhi nga të gjithë këta futbollistë të rinj dhe është i vitit 2006.
Familja Debraçi gjithashtu e ka origjinën nga Struga, ndërsa Doriani rrugëtimin e tij futbollistik e nisi po në Aarau, ndërsa tani luan për skuadrën e Thunit”, ka shkruar mes të tjera media maqedonase.