Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ku ka renditur shpopullimin, gjendjen ekonomike dhe ndikimin e krimit të organizuar ndër problemet kryesore që, sipas tij, po përballet Shqipëria.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se më shumë se 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit. Sipas tij, emigrimi lidhet me situatën politike dhe ekonomike, të cilën ai e përshkroi si pasojë të një “regjimi të drogës”.
“Ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së ngriti akuza edhe për ndikimin e parave të dyshuara nga aktiviteti i paligjshëm në ekonominë shqiptare. Ai deklaroi se gjatë dhjetë viteve euro është zhvlerësuar me 35%, ndërsa dollari me 32%.
Sipas Berishës, zhvlerësimi i monedhave të huaja ka ndikuar negativisht te eksportet, bizneset dhe remitancat, ndërsa pretendoi se mijëra biznese janë detyruar të mbyllen.
Ai e lidhi këtë situatë me atë që e cilësoi si efekt të “narkoeurove”, duke argumentuar se fluksi i parave nga aktivitetet e paligjshme ka sjellë deformime në ekonominë shqiptare.
Në takimin me diasporën, Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se krimi i organizuar ka fituar ndikim mbi institucionet shtetërore dhe proceset zgjedhore.
“Kjo nomenklaturë që ka në dorë këto miliarda, kjo vendos për çdo gjë. Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet”, deklaroi ai.
Sipas Berishës, ndikimi i krimit të organizuar është një prej faktorëve që pengon rotacionin politik, ndërsa ai i cilësoi zgjedhjet si “farsë”.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Berishës iu kushtua edhe largimit të shqiptarëve nga vendi. Ai paralajmëroi se vazhdimi i këtij trendi mund të sjellë pasoja të rënda demografike.
“Në qoftë se nuk ndalohet, në pak dekada më vonë ne do jemi pakicë në vendin tonë”, tha kreu i PD-së.
Berisha u bëri thirrje shqiptarëve në SHBA që të rrisin angazhimin pranë institucioneve amerikane dhe partnerëve ndërkombëtarë për të denoncuar, sipas tij, lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit.
Ai vlerësoi gjithashtu qasjen e administratës amerikane ndaj luftës kundër karteleve të drogës dhe deklaroi se do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e votës së lirë.
Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
“Nuk kam pirë kurrë cigare”, Sarah Khalifa shpërthen në lot pas dënimit me vdekje
Pagat e magjistratëve, Balla: Respektojmë vendimin e “Kushtetueses” kemi depozituar projektligjin
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane