Ka ndërruar jetë në moshën 58 - vjeçare sportisti i Kosovës, Ymer Lota.
Lajm i hidhur për komunitetin e notit dhe të sportit të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen e hershme dhe të papritur nga jeta të kërcyesit, notarit dhe trajnerit Ymer Lota.
Gjatë tërë jetës së tij Lota u shqua si një sportist i dalluar duke u shpallur kampion i garave të kërcimeve nga Ura e Fshejte dhe gara tjera të notit.
Pas përmbylljes së karrierës si sportist aktiv Lota u angazhua si trajner në klubin e notit "Vëllaznimi" duke përgatitur gjenerata të reja të sportistëve të ujit e duke sjellur shume tituj e çmime nga gara të ndryshme shtetërore e ndërkombëtare.
Vdekja e Ymer Lotës është një humbje e madhe për familjen e tij por gjithashtu një humbje edhe për sportin në tërësi dhe notin e kërcimin në ujë në veçanti, pasi i ndjeri ishte një punëtor i palodhur që nuk u dorëzua asnjëherë e që shumë vështirë mund të zëvendësohet”, thuhet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Gjakovë.