Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Turqi ku një 39-vjeçar, babai i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën tragjikisht gjatë pushimeve në Antalya. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se Arif Erman humbi jetën në zonën e Alanyas, teksa u hodh nga një skelë e hotelit në det, pa e kuptuar se vendi ishte jashtëzakonisht i cekët.
Kamerat e sigurisë kapën lëvizjet e fundit të 39-vjeçarit, ku ky i fundit shihet teksa i afrohet skajit të skelës, duke vrapuar dhe duke u zhytur me kokë, pavarësisht shenjave paralajmëruese se zhytja në këtë zonë ishte e ndaluar për shkak të kushteve.
Mirëpo, kjo zhytje rezultoi fatale për 39-vjeçari pasi ndryshe nga sa i mendoi, uji në këtë zonë ishte rreth gjysmë metri. Ai goditi kokën në shkëmbinjtë që ndodheshin aty dhe fatkeqësisht si pasojë gjeti vdekjen.
Ndonëse punonjësit e hotelit nxituan për ta ndihmuar, për Erman ishte tepër vonë. 39-vjeçari u dërgua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë nga plagët e marra.
Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti , ndërsa shqyrtojnë nëse në vendngjarje janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
Tragic footage shows the final moments of a father of three in Türkiye who jumped off a pier in Antalya, thinking it was harmless fun. The water was unexpectedly shallow, and he suffered a fatal broken neck. pic.twitter.com/99EcB6mWs4
— Breaking911 (@Breaking911) September 6, 2026
