Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat janë blerë.
Sipas Policisë, aksioni synon identifikimin e automjeteve që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të tyre.
Në kuadër të kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në zona të ndryshme të Tiranës.
“Për verifikimin e mjeteve është përdorur një aparaturë e posaçme, përmes së cilës kontrollohen të dhënat identifikuese të automjeteve. Pas verifikimit në sistem, Policia ka kryer kontrolle të mëtejshme mbi pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.
Në fokus të hetimeve kanë qenë gjithashtu burimet financiare të përdorura për blerjen e automjeteve, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të ketë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Autoritetet kanë verifikuar edhe nëse automjetet e kontrolluara mund të jenë pjesë e skemave të trafikimit të paligjshëm”, bën me dije policia.
Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila pritet të vijojë hetimet dhe veprimet e mëtejshme ligjore.
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
- 12:49 Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
- 12:45 Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
- 12:40 Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
- 12:34 Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut
- 12:00 Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
- 11:36 Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, policia i gjen drogë në banesë