Lajm i keq për Barcelonën

Futboll

Lajm i keq për Barcelonën

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 13:14
Julian Alvarez

Julian Alvarez mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Paris Saint-Germain po monitoron situatën e sulmuesit argjentinas.

Sipas raportimeve të cituara nga El Nacional, trajneri Luis Enrique dhe këshilltari sportiv Luis Campos besojnë se PSG-së i nevojitet një qendërsulmues dhe Alvarez shihet si një opsion i mundshëm.

26-vjeçari raportohet se dëshiron të largohet nga Atletico, pasi klubi spanjoll refuzoi ta lehtësonte një transferim te Barcelona, destinacioni i tij i preferuar.

Megjithatë, PSG mund të shfaqet si alternativë konkrete, me Atletico Madridin që kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat