Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“G Class”-at e “Lamborghini”-t në sitën e policisë, kontrollohen të gjitha makinat luksoze në Tiranë, policia: Po verifikojmë burimin e të ardhurave (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
“G Class”-at e “Lamborghini”-t në sitën e
Pamje nga kontrollet e kryera ndaj makinave luksoze në Tiranë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj makinave luksoze që lëvizin nëpër kryeqytet, për të cilat bëjnë  me dije se duan të evidentojnë dhe verifikojnë origjinën dhe burimin e pasurisë. Pas dyshimeve se makinat luksoze janë blerë me para të pista, blutë e Tiranës kanë rritur kontrollet me synim parandalimin e trafikimit të tyre.

Në sajë të kontrolleve të kryera, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.

Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Pamje nga kontrollet e kryera:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese