Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, komentoi fitoren e ekipit në ndeshjen e raundit të tretë të Premier Ligës kundër Koventri. Ishte norvegjezi ai i cili shënoi golin e vetëm të sfidës për ti dhuruar 3 pikët ekipit të tij.
“Kemi fituar tre ndeshjet e para në kampionat tani është Liga e Kampioneve dhe pastaj do të luajmë me Mançester Junajtid, kështu që ka ende shumë ndeshje përpara. Mendoj se duhet të kisha shënuar disa gola të tjerë në këtë ndeshje, për të qenë i sinqertë, por nuk e bëra, kështu që duhet të punoj më shumë për këtë.
Çerki? Rajan është një lojtar i veçantë, ai ka cilësi unike dhe është e rëndësishme këtu të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë mirë së bashku. Kjo është ajo që na duhet.
Duhet të ndërtojmë këto lidhje në fushë, qoftë Rajan, apo Semenio, apo tani Ndiaje. Duhet të punojmë mirë së bashku.
Është me të vërtetë e rëndësishme dhe në fund të fundit ne thjesht duam të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë. Kjo është ajo që duam dhe në ndeshjen kundër Koventri e patë këtë. Mendoj se ka ende shumë gjëra të mira përpara për ne”, tha Haaland.