Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara, duke iu afruar edhe zonave pranë banesave. Banorët e zonës thonë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe pronat e tyre.
Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga shteti.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave, pasi terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve tokësore.
Në terren vijon të jetë e angazhuar një forcë e konsiderueshme zjarrfikësish dhe efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e pyllëzuara dhe terrenit të thyer, ndërhyrja nga ajri shihet si një nga mënyrat më efektive për të frenuar përparimin e zjarrit.
Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
- 13:19 Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë
- 12:49 Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
- 12:45 Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
- 12:40 Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
- 12:34 Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut
- 12:00 Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar