Luka Modriç ka refuzuar të zbulojë të preferuarin e tij për Topin e Artë të këtij viti, pavarësisht se është pyetur për pretendentët kryesorë gjatë një interviste me AS në qendrën stërvitore Milanello të Milanit.Kilië Mbape, Rodri dhe Xhud Bellingam janë ndër emrat që po diskutohen në garë, por mesfushori kroat nuk ishte i gatshëm të veçonte asnjë lojtar.
“Sinqerisht, nuk e di. Nuk dua të përmend askënd ose të them se kush e meriton më shumë.
Publiku do të votojë dhe do të vendosë fituesin. Ka shumë kandidatë, nga Real Madridi dhe ekipe të tjera. Do të shohim kush fiton, preferoj të mos përmend emra,” shpjegoi Modriç.
Kroati fitoi Topin e Artë 2018, duke u bërë lojtari i parë përveç Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos që e merr çmimin që nga viti 2007.