Debutoi me supergol tek skuadra e re, vjen reagimi i parë nga Kristjan Asllani

Futboll

Debutoi me supergol tek skuadra e re, vjen reagimi i parë nga Kristjan Asllani

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 14:17
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi dje në transfertë përballë Shabab Al-Ahli Dubai. Sfida e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfundoi 1:3.

Elbasanasi shënoi një supergol në minutën e 91-të, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërsa sot, ka ardhur edhe reagimi nga vetë mesfushori 24-vjeçar.

Asllani ka publikuar në “Instagram” foto nga ndeshja, teksa nuk kanë munguar edhe fjalët. “Ndeshja e parë dhe goli i parë me këtë fanellë, +3”, shkruan shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat