Shkëndija e Haraçinës është duke kaluar formë të mirë në gjashtë javët e para të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra nga Haraçina renditet në vend të 4-të me 10 pikë të mbledhura.
“Rinor Ajdini dhe Nijaz Jusufi, dy përforcimet e fundit për këtë sezon!
Me ardhjen e Rinorit dhe Nijazit, e kompletojmë ekipin për sfidat që na presin këtë sezon.
Besojmë në këtë grup, në punën që po bëhet çdo ditë dhe në potencialin e kësaj skuadre. Kemi ndërtuar një ekip me karakter, ambicie dhe dëshirë për të dëshmuar veten në çdo ndeshje.
Tani gjithçka është në duart tona. Punë, përkushtim dhe besim deri në fund!”, ka njoftuar Shkëndija.