Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri në Bardhaj po shkrumbon vendin, shkodranët kërkojnë shtim të ndërhyrjeve nga ajri: Çfarë na ka ndodhur ne, mos i ndodhtë as serbit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Bardhaj po shkrumbon vendin, shkodranët kërkojnë
Pamje nga zjarri në Bardhaj

Situata me flakët në Bardhaj të Shkodrës vijon të jetë problematike prej më shumë se 24 orësh pasi raportohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po rrezikon banesat e zonës. Banorët e zonës të prekur nga ngjarja rrëfejnë momentet se si flakë iu shkrumbuan ullishtet të cilat janë dhe burim parash për to.

“Çfarë na ka ndodhur ne, mos i ndodhtë as serbit”, thotë për mediat Zef Dushi banor i zonës.

Siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se situata më problematike me zjarrin paraqitet në Bardhaj të Shkodrës, ku u raportua se është angazhuar dhe një helikopter për të shtuar ndërhyrjet në shuarjen e flakëve kryesisht në terrenet e vështira ku mjetet zjarrfikëse nuk ndërhyjnë dot.

Mirëpo, flakët janë intensifikuar duke marrë përmasa më të mëdha, ndaj banorët bëjnë thirrje që të shtohen ndërhyrjet nga ajri pasi flakët po u shkrumbojnë atyre tokat dhe po u rrezikojnë shtëpitë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese