Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Kapet duke transportuar 11 emigrantë, arrestohet i dyshuari
06.9.2026 - 14:49
Një person është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë me një automjet në rrugën Pasion–Muçibabë.
Rasti ka ndodhur më 05.09.2026 rreth orës 00:20, ku njësitet policore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga i dyshuari.
Sipas Policisë, në brendësi të automjetit janë gjetur 11 emigrantë.
Me vendim të prokurorit, rasti i është përcjellë Njësisë për Migrim, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe dërguar në Terminalin Doganor.
Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.