Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të kandidojë për rizgjedhje
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
FIFA ka konfirmuar se Infantino do të kërkojë rizgjedhjen, duke hedhur poshtë çdo pretendim se ai mund të tërhiqet nga gara. “Presidenti i FIFA-s njoftoi në prill se do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2027. Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Z. Infantino do të kandidojë për rizgjedhje”, thuhet në një deklaratë të raportuar nga disa media.
Infantino, i cili mori drejtimin e FIFA-s për herë të parë në vitin 2016, është përballur së fundmi me presion të madh pas një plani të diskutueshëm për investime private në FIFA Forward Enterprise (FFE). Projekti, i cili parashikonte përfshirjen e investitorëve të jashtëm në një degë tregtare të FIFA-s, u anulua pas reagimeve të forta nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit.
Polemikat shkaktuan përçarje brenda futbollit botëror, ndërsa konfederata dhe federata të ndryshme shprehën qëndrime të kundërta për të ardhmen e Infantinos në krye të organizatës.
Në gusht, vendet evropiane hoqën dorë nga kërcënimi për bojkot të garave të FIFA-s, pasi UEFA deklaroi se kishte marrë garanci se projekti FFE ishte tërhequr “në mënyrë të pakthyeshme dhe të përhershme” dhe se nuk do të rikthehej në asnjë formë.
Megjithatë, UEFA ka vijuar të kërkojë largimin e Infantinos nga posti i presidentit të FIFA-s.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen më 18 mars 2027, gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s në Rabat të Marokut.
Volejbolli për femra, Skënderbeu synon titullin kampion
Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Real Madridit
UEFA dënon klubet Crvena Zvezda dhe Borac Banjalluka për sjelljen e tifozëve pas vdekjes së Mlladiçit
- 14:50 Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)
- 14:25 Lavrov: Akuzat kundër Moskës për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë
- 14:17 Greqia jep nga 400 euro për 2.2 mln pensionistë pa kritere financiare
- 14:12 Volejbolli për femra, Skënderbeu synon titullin kampion
- 14:06 “Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web
- 13:44 Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri