Zjarr masiv në pyllin e Semanit, flakët përparojnë drejt masivit pyjor me pisha

Shqipëria

Zjarr masiv në pyllin e Semanit, flakët përparojnë drejt masivit pyjor me pisha

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 15:12
Fotoilustrim

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.

Aktualisht raportohen dy vatra zjarri në anën veriore të lumit.

Flakët po përparojnë drejt masivit pyjor me pisha, të favorizuara nga era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Fierit, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat