Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, Xhanluixhi Bufon foli për përballjen midis Juventusit dhe Milanit, duke u përqendruar gjithashtu në garën për të kapur Interin.
Sipas ish-portierit, kuqezinjtë mund të përfitojnë nga energjia e një projekti thellësisht të ripërtërirë:
“Milani mund të ketë entuziazmin e ndryshimit, një projekt i ri, një trajner i ri, lojtarë të rinj dhe ata mund të jetojnë në krahët e entuziazmit”.
Buffon, megjithatë, gjithashtu nxit kujdes: “Kur ndryshon kaq shumë, duhet kohë për të gjetur ekuilibrin e duhur.”
Për Bufon, bardhezinjtë vijnë në përplasjen e drejtpërdrejtë me pak më shumë siguri: “Juventusi ka një avantazh më të fortë, falë nëntë muajve të punës së Spaletit dhe një tregu transferimesh pjesërisht të ndikuar nga Luçiano. Menaxhmenti dhe Spaleti kanë bërë një punë vërtet të mirë.”
Midis lojtarëve të rinj, Bufon veçon një emër në veçanti: Nik Voltemejd! Ai më intrigon, dua të shoh nëse, me fizikun e tij, të kombinuar me teknikën e shkëlqyer, do të jetë aq dominues sa pres.”