Një situatë e pazakontë dhe tejet e rrezikshme është filmuar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të qytetit të Fierit.
Në pamjet e publikuara JOQ Albania, një automjet shihet duke tërhequr një rimorkio me një gomone, ndërsa njëra prej rrotave të rimorkios mungon ose ka dalë jashtë funksionit.
Për pasojë, pjesa metalike fërkohet me asfaltin gjatë lëvizjes, duke krijuar një “rrebesh” shkëndijash që ndriçojnë rrugën në errësirën e natës.
Ndërkohë, policia e Fierit nuk duket askund për të vënë fre këtij rreziku.
Klikoni videon













