• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%

by Bota Bota
August 26, 2026
in Aktualitet, Ekonomi
Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi po shton konsumin në muajt e verës, ndërtimi po gjeneron të ardhura përmes taksave dhe rritja e të ardhurave personale po ushqen më tej shpenzimet.

Kjo është panorama që na ofron realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për 7 muajt e vitit.

Ministria e Financave bën të ditur se arkës së shtetit i janë shtuar 511 milionë euro më shumë nga janari-korrik, por pas kësaj shifre rekord fshihet më shumë se një rritje e të ardhurave buxhetore, duke bërë që të ardhurat të arrijnë në 484.6 miliardë lekë, 11.8% më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat tatimore, si të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale, u realizuan në shumën 165.9 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se 7-mujori i vitit 2025. Dhe është konsumi një nga sektorët ku po gjenerohen më shumë të ardhura.

Ndalur te TVSH-ja neto, në kulmin e sezonit veror ky zë jep më shumë të ardhura, teksa arriti në 49 miliardë lekë, rreth 106 milionë euro më shumë, apo 25.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më shumë turistë do të thotë më shumë shpenzime për hotele, restorante, transport, tregti dhe shërbime. Vetëm në korrik, TVSH-ja e arkëtuar arriti në 22.7 miliardë lekë, niveli më i lartë për këtë muaj krahasuar me vitet e mëparshme.

Por turizmi nuk është i vetmi motor i arkëtimeve.

Rreth një e treta e rritjes së të ardhurave totale, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, lidhet me taksat vendore, kryesisht me taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Vetëm ky zë ka dhënë rreth 16 miliardë lekë më shumë në rritjen e arkëtimeve.

Edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rritur me 17.3%, ndërsa fondet speciale, ku përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, janë rritur me 13.4%.

Ndalur te shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-korrik 2026, ato arritën në rreth 433.2 miliardë lekë, me një realizim në masën 98.2% të planit të periudhës.

Në një total prej 484.6 miliardë lekë të ardhurash dhe shpenzime prej 433.2 miliardë lekësh, suficiti ka arritur në 51.4 miliardë lekë, apo, thënë ndryshe, 511 milionë euro.

Tags: Sufuciti ekonomikturizmivdertimi
Previous Post

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet te “Kthesa e Kamzës” 26-vjeçari

Next Post

Bastuni ku mbahet Edi Rama

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Bastuni ku mbahet Edi Rama

Bastuni ku mbahet Edi Rama

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL