• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëshqitje masive dhe përmbytje në Nepal, qindra të zhdukur

by Lajm Lajm
August 26, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Rrëshqitje masive dhe përmbytje në Nepal, qindra të zhdukur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 95  persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë plagosur dhe qindra rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje masive dheu që shkaktoi përmbytje të menjëhershme në lumin Bhote Koshi, në kufirin mes Nepalit dhe rajonit autonom të Tibetit në Kinë.
Sipas autoriteteve, mes të zhdukurve janë edhe 384 turistë të huaj, ndërsa kjo konsiderohet katastrofa më e rëndë që ka goditur Nepalin që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2015, ku humbën jetën rreth 9 mijë persona.

Autoritetet dyshojnë se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 4.4, që u regjistrua në Tibet në orën 08:37 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash. Më pas masa e dheut goditi qarkun Gyirong, pranë kufirit mes Kinës dhe Nepalit, një nga rrugët kryesore të lidhjes mes dy vendeve.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar mobilizimin maksimal të strukturave të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë të prekurve. Megjithatë, kushtet e këqija atmosferike dhe ndërprerja e komunikimeve po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Tre helikopterë që transportonin ndihma humanitare drejt zonës së Rasuwa-s u detyruan të ktheheshin për shkak të motit.

Sipas gazetës The Kathmandu Post, deri tani janë kryer 35 fluturime me helikopterë drejt zonave të prekura, 29 me mjete private dhe gjashtë ushtarake. Shumica e tyre kanë transportuar të plagosur drejt kryeqytetit Kathmandu.

Fshatra dhe ura të shkatërruara

Në Nepal, zonat më të goditura janë Syapru Besi dhe Timure. Drejtori administrativ i distriktit malor të Rasuwa deklaroi për Reuters se “fshatra të tëra, ura dhe infrastrukturë janë zhdukur”. Ndërsa një zyrtar i distriktit Nuwakot tha se dhjetëra ura betoni janë shkatërruar dhe se “nuk janë parë kurrë dëme të kësaj përmase”.

Qindra të zhdukur

Mediat lokale, duke cituar Bordin e Turizmit të Nepalit, raportojnë se aktualisht rezultojnë të zhdukur 384 persona, mes tyre 91 nepalezë dhe 291 turistë të huaj. Sipas të dhënave paraprake, të huajt e zhdukur përfshijnë 105 shtetas indianë, 12 britanikë, katër afrikanojugorë, 17 malajzianë, tre amerikanë, një australian dhe një holandez. Për pjesën tjetër nuk është bërë ende publike shtetësia.

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se të paktën tetë shtetas koreanojugorë që punonin në një hidrocentral rezultojnë të zhdukur, ndërsa dhjetë të tjerë nuk janë kontaktuar ende.

Ministria e Jashtme italiane njoftoi se në të gjithë Nepalin dhe rajonin tibetian janë të regjistruar 90 shtetas italianë. Dy prej tyre ndodhen të bllokuar, por janë në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me guidën e tyre në një zonë mbi vendin ku ndodhi rrëshqitja e dheut.

Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi shprehu mbështetjen për Nepalin, duke deklaruar se India është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën humanitare të nevojshme dhe se ekipet indiane po koordinojnë ngushtë operacionet e shpëtimit me autoritetet nepaleze.

Tags: NepalRrëshkitje dheutë vdekurtë zhdukur
Previous Post

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

Next Post

Rindizet zjarri në Qafë Helmë: Rrezikohet fshati Koçaj në Bulqizë.

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Rindizet zjarri në Qafë Helmë: Rrezikohet fshati Koçaj në Bulqizë.

Rindizet zjarri në Qafë Helmë: Rrezikohet fshati Koçaj në Bulqizë.

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL