• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Botë

Kroacia ngre alarmin për armatosjen e Serbisë: Nuk janë vetëm mbrojtëse, por edhe sulmuese

by Bota Bota
August 26, 2026
in Botë
Kroacia ngre alarmin për armatosjen e Serbisë: Nuk janë vetëm mbrojtëse, por edhe sulmuese
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia ka ngritur shqetësimin për fuqizimin ushtarak të Serbisë, teksa ka kërkuar që vendet aleate të Perëndimit të informohen për zhvillimet dhe të ushtrojnë presion politik ndaj Beogradit.

Deklaratat e zyrtarëve të lartë kroatë kanë sjellë një reagim të ashpër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke rindezur tensionet mes dy vendeve.

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, deklaroi se Serbia nuk po investon vetëm në kapacitete mbrojtëse, por edhe në armatime që mund të përdoren për qëllime sulmuese.

“Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe këtë duhet t’ua themi aleatëve tanë perëndimorë”, deklaroi Jandrokoviq gjatë një konference në Zagreb.

Ai kërkoi një angazhim më të madh të diplomacisë kroate për t’u shpjeguar partnerëve perëndimorë situatën në Ballkan, duke argumentuar se një pjesë e elitave të reja politike në Perëndim nuk e njohin sa duhet historinë e rajonit dhe konfliktet e viteve ’90.

Në Kroaci, shqetësimet janë shtuar pas modernizimit të ushtrisë serbe dhe blerjes së 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca. Zagrebi e sheh rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë si një zhvillim që duhet ndjekur me vëmendje nga aleatët e saj.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, i cili tha se partnerët e Kroacisë duhet të informohen vazhdimisht për zhvillimet në Serbi.

“Duhet t’i informojmë dhe t’i njohim partnerët tanë me këtë situatë, në mënyrë që ata të ushtrojnë presion politik ndaj Serbisë”, deklaroi Anushiq.

Deklaratat nga Zagrebi kanë sjellë reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Ai iu përgjigj Jandrokoviqit me tone ironike, duke iu referuar historisë së viteve të luftës dhe duke kritikuar mënyrën se si Kroacia po e paraqet situatën.

Polemika e fundit vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit vijojnë të jenë të ngarkuara nga trashëgimia e luftërave të viteve ’90, por edhe nga orientimet e ndryshme strategjike të dy vendeve.

Tags: armatimeKroaciSerbi
Previous Post

“Na u thanë tokat”, fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës: Uji shkon për HEC-et

Next Post

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa/ LISTA

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa/ LISTA

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa/ LISTA

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL