Një zjarr i fuqishëm në repartin e maternitetit të Pakistan Institute of Medical Sciences (PIMS) në Islamabad duke shkaktuar një tragjedi të rëndë, ku 14 foshnja kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, në momentin e shpërthimit të zjarrit në repart ndodheshin 15 foshnja. Vetëm një prej tyre arriti të shpëtonte.
Zjarri shpërtheu rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak u bë shpërthimi i kompresorit të një kondicioneri.
Pas përhapjes së flakëve, pacientëve iu kërkua të evakuonin menjëherë ndërtesën. Nënat që sapo kishin lindur u detyruan të largoheshin me nxitim nga kati i dytë.
Një dëshmitar i tha gazetës Dawn se në ndërtesë po kryheshin punime riparimi dhe rikonstruksioni në kohën kur ndodhi zjarri.
Tragjedia ka shkaktuar reagime të forta në Pakistan. Presidenti i Senatit, Syed Yousuf Raza Gilani, kërkoi një hetim të plotë dhe vlerësim të masave të sigurisë në spitale, duke theksuar nevojën për sisteme funksionale kundër zjarrit dhe protokolle të qarta emergjence.













