Një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, Kosovë, ku një 18-vjeçare ka sulmuar fizikisht një vajzë 12-vjeçare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave materiale, përfshirë edhe videon e publikuar në rrjetet sociale, ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 18-vjeçaren.
Sipas Policisë, pas intervistimit dhe procedurave të tjera hetimore, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me Prokurorinë./JOQ













