• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve

by editor
August 26, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një muaj e gjysmë pas nisjes së funksionimit, terminali i ri i transportit publik në Sarandë është kthyer në shqetësim për qytetarët dhe operatorët e linjave ndërqytetëse.

Këtë të mërkurë, një grup qytetarësh, kryesisht të moshuar, por edhe shoferë, operatorë dhe udhëtarë të linjave që lidhin Sarandën me Delvinën, fshatrat e Finiqit dhe Konispolit, protestuan para Bashkisë së Sarandës.

Shkak i pakënaqësisë është zhvendosja e stacionit të autobusëve në terminalin e ri, rreth 1.5 kilometra larg qendrës së qytetit. Sipas protestuesve, autobusët nuk futen më në Sarandë, ndërsa udhëtarët detyrohen të përdorin transportin urban për të mbërritur në qendër.

Problemi kryesor, sipas tyre, është frekuenca e ulët e urbanëve, çka krijon vështirësi të mëdha veçanërisht për të moshuarit që vijnë nga zonat rurale për të marrë shërbime shëndetësore.

“Një i moshuar që vjen esëll për të bërë analiza, a mund të bëjë edhe një orë rrugë deri në spital?”, u shpreh një prej qytetarëve, duke kërkuar që institucionet të marrin parasysh nevojat e banorëve përpara se të ndryshojnë mënyrën e organizimit të transportit.

Përveç vështirësive me urbanin, protestuesit ankohen edhe për rritjen e kostove të udhëtimit. Sipas tyre, bileta nga zonat përreth Sarandës ka kaluar nga 1500 në 2000 lekë.

“Kjo është një rritje artificiale. Ne vijmë në Sarandë për punë dhe për shërbime”, tha një protestues.

Një tjetër kërkesë e ngritur gjatë protestës lidhet me linjën Sarandë–Delvinë. Banorët e konsiderojnë lidhjen mes dy qyteteve të domosdoshme për shkak të lëvizjeve të përditshme të punëtorëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për shërbime në Sarandë.

Ata kërkojnë që kjo linjë të funksionojë me një organizim të ngjashëm me linjat urbane që lidhin Tiranën me zonat përreth, duke argumentuar se shumë banorë të Delvinës kanë ndërprerë punën në Sarandë për shkak të kostove dhe vështirësive të transportit.

Më herët, banorët e Delvinës kanë depozituar ankesat e tyre pranë institucioneve, ndërsa rreth 350 persona kanë firmosur një peticion kundër situatës së krijuar pas zhvendosjes së stacionit në terminalin e ri.

Për protestuesit, çështja nuk lidhet vetëm me funksionimin e terminalit, por me aksesin e qytetarëve në shërbimet bazë dhe kostot që sjell ndryshimi i skemës së transportit, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet që varen çdo ditë nga transporti publik

Previous Post

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra aktive dhe 6 nën mbikëqyrje, situata paraqitet e përmirësuar

Next Post

Mbyllen shkollat në Qeparo dhe Piqeras/ Zhupa: Politika që i detyron familjet të largohen

editor

editor

Next Post
Mbyllen shkollat në Qeparo dhe Piqeras/ Zhupa: Politika që i detyron familjet të largohen

Mbyllen shkollat në Qeparo dhe Piqeras/ Zhupa: Politika që i detyron familjet të largohen

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL