Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar dëme në disa banesa të pabanuara.
Nga flakët janë përfshirë dy deri në tre banesa, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur frenimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt shtëpive ku jetojnë familje.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, situata në zonë është nën kontroll, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.













