• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Na thau krahët”, zbardhet telefonata e të mbijetuarit të atentatit në Dukagjin, eci 2 km për të kërkuar ndihmë

by Bota Bota
August 25, 2026
in Aktualitet, Kronikë
“Na thau krahët”, zbardhet telefonata e të mbijetuarit të atentatit në Dukagjin, eci 2 km për të kërkuar ndihmë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Na thavi krahin”. Këto janë fjalët e para pas një telefonate që bëri Lazër Bashi, shtetasi që mbeti i plagosur në ngjarjen ku Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir u qëlluan për vdekje me armë zjarri. I plagosuri ka arritur që të shpëtojë mrekullisht ndërsa lëvizja e tij pasi u qëllua është si një skenar filmash.

Bashi ndodhej në pjesën e pasme të fouristradës. Edhe pse mes një breshërie plumbash nga dy armë të ndryshme, ai arriti që të shpëtojë. Pasi është shtrirë, i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull.

Ka pritur disa minuta derisa autorët janë larguar dhe më pas, nga fouristrada e kthyer në një anë nga humbja e kontrollit, ka arritur që të dalë.

Bashi është siguruar që të ketë edhe celularin me vete. I plagosuri për shkak se në vendin ku ndodhi vrasja nuk ka sinjal telefonik, ashtu me plumbin në shpatull ka ecur në një distancë prej të paktën 40 minutash duke bërë një distancë prej afro 2 km në këmbë.

Sapo ka mbërritur tek një lokal pas kryqëzimit ku lidhet rruga e Pultit me atë të Shoshit, Lazër Bashi ka telefonuar një të afërm dhe fjalët e para të tij janë: “Na thavi, krahin”. Më pas i plagosuri ka rrëfyer se si ai ndodhej në fouristradën me Prelë dhe Lekë Gjonin në mënyrë rastësore dhe se këta dy të fundit kishin mbetur të vdekur në vend.

Bashi ka pastruar gjakun që i kullonte tek një çezme pranë lokalit dhe më pas ka pritur për transportimin e tij drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Gjatë gjithë kësaj lëvizje, i plagosuri ka humbur sasi të konsiderueshme gjaku duke bërë që më pas të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar nga ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve në këtë ngjarje të rëndë me dy viktima dhe një të plagosur.

Pistat kryesore të hetimit janë divorci i Lekë Gjonit 3 muaj më parë dhe një konflikt i para disa viteve. Efektivët kanë shoqëruar disa persona në polici por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me identifikimin e autorëve të mundshëm.

Prelë dhe Lekë Gjoni u qëlluan nga dy persona me automatik kallashnikov dhe një MP5 duke zbrazur mbi 50 plumba ndërsa babë e bir humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin nga shtëpia e vjetër në Dukagjin ku mbanin disa bletë drejt Shkodrës derisa i zunë pritë në rrugën e Xhanit.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së Lazër Bashit. Lekë Gjoni që është objektivi kryesor në këtë ngjarje të rëndë punonte me një kamion duke ngarkuar materiale ndërtimi dhe një eskavator në zonën e Dukagjinit.

Ai nuk njihej si person problematik ndërsa punonte dhe lëvizte lirshëm çdo ditë. Familjarët kanë deklaruar se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti. Terreni i vështirë malor dhe fakti që zona nuk ka monitorim nga kamera sigurie e vështirëson punën për policinë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë.

Tags: Dukagjinvrasje
Previous Post

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, 45-vjeçari nuk flet para hetuesve, bën gjeste skizofrenie

Next Post

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

TË FUNDIT

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, vijon rreziku i banesave

September 6, 2026
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe nën kritika pas disfatës ndaj Betisit

September 6, 2026
Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

Sot dita e 99-të e revoltës! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek Parlamenti

September 6, 2026
Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit

September 6, 2026
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle, kapen mat nga pronarja (Video)

September 6, 2026
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, përfshihen nga flakët sipërfaqe me pisha dhe ullishte

September 6, 2026
Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

September 6, 2026
Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

Urrejtja ka arritur kulmin, Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në arte

September 6, 2026
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL